TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arben Imami tha para kamerave se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk u lejua diskutimi. Për të, mbledhja është fiktive dhe prandaj nuk priti për t’u larguar.
Sipas Imamit, një nga shqetësimet që janë ngritur nga kritikët e Bashës është kontrolli mbi financat e partisë.
Ish-deputeti demokrat u shpreh se mund të ketë organe autonome që kontrollojnë financat e partisë, por kjo nuk është marrë parasysh nga drejtuesit e Partisë Demokratike.
“Partia vijon të mbetet monokratike, nuk lejohen diskutimet, nuk është një ditë e bukur për Partinë Demokratike”, – tha Imami, duke shtuar se do të vijojë të marrë pjesë në mbledhjet e forumeve të kësaj partie.
Kujtojmë se vetëm një muaj më parë mazhoranca akuzoi Partinë Demokratike se është financuar nga elementë rusë për të lobuar në SHBA, pas një artikulli investigative në gazetën amerikane “Mother Jones”.
Partia Demokratike e lexoi këtë artikull si sulm të sponsorizuar nga mazhoranca.
Basha hodhi poshtë çdo akuzë duke theksuar disa herë se ato pretendime ishin orkestruar nga Edi Rama për të fshehur skandalet e qeverisë që drejton.