AKTUALITET, 20 Prill 2018, 19:06

Këshilli Kombëtar i PD/ Imami kërkon futjen në rend dite raportin e zgjedhjeve

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar, për të vendosur mbi ndryshimet statutore ashtu sic ishte premtuar para pak kohësh edhe nga kryetari Lulzim Basha.

Ora 18:57 Një ndër kritikët e Bashës, Arben Imami, i cili që në fillim ka kërkuar analizë për humbjen e zgjedhje.

Imami kërkon që të futet në rend dite raportet e analizës për zgjedhjet e 2017 dhe të merren në shqyrtim.

Por më shumicë votash propozimi i Arben Imami është rrëzuar dhe nuk është futur në rend dite.

Për tu diskutuar ka mbetur vetëm diskutimi për draft –statutin.

Imami në këtë propozim u mbështet nga Arqile Gorea dhe Valbona Mezini.

Anëtari i Kryesisë kërkon që në Kuvendin Kombëtar të PD, krahas draftit të grupit të punës të futet edhe drafti i propozuar prej tij dhe Edit Harxhit.

Ndërkohë mësohet se Berisha nuk është i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ora 18:44 Nis mbledhja e Keshillit Kombetar, Arben Ristani prezanton ndryshimet ne statutin e PD.

keshilli statut basha

*vijon…

Ndryshimet në statut, 3 risitë e demokratëve. Kryetari shkarkohet me…

“Panorama” mëson se risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.

1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.
2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

basha ne pd

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:

1. I hapur për propozime.
2. I bazuar në kritere ta shpallura.
3. I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.
4. I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.
5. I votuar në Këshillin Kombëtar.

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.

1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cddo funksionar dhe të zgjedhur në PD:

1. Kohëzgjatjja e anëtarësimit
2. Kontributi në fushata elektorale
3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit
4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës