TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet i keqardhur për dorëheqjen e Ben Blushit nga drejtimi i LIBRA-s. Ai thotë se Blushi nuk duhet t’i mungojë skenës politike të vendit, duke shtuar se është i gatshëm t’i bëjë çdo lloj oferte politike.
Në rubrikën “Opinion” në “Neës24”, Duka tha se ky nuk do jetë largimi përfundimtar i Ben Blushit nga politika
“Më vjen keq që Ben Blushi u dorëhoq nga LIBRA. Do doja që Blushi të ishte në skenën politike. Nuk besoj se ky do jetë largimi i tij përfundimtar nga politika. Do isha i gatshëm t’i bëja çdo lloj oferte politike, vetëm që të ishte në skenën politike të vendit.
Njerëzit si niveli i Blushit duhet të jenë në politikë. Dhe unë besoj se do jetë sërish në politikë, pasi është një nga njerëzit që do të na japë inspirimin për polin e tretë në politikën shqiptare”, u shpreh kreu i PAA, Agron Duka.
/TPZ.AL/