TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portieri kuqezi, Thomas Strakosha, po bën një sezon fantastik me Lacion, duke qenë një nga pikat më të forta të tij. Ai është vlerësuar mjaft nga specialistët e futbollit italian dhe jo vetëm. E tregoi edhe në ndeshjen e djeshme me Udinezen, ku kreu dy pritje vendimtare.
Por Strakosha ka edhe një rekord personal te Lacio. Pas 21 javësh kampionat, portieri kuqezi është i vetmi në skuadrën e tij që nuk ka munguar asnjëherë.
Janë 7 skuadrat e Serisë A, që nuk kanë një lojtar, i cili të ketë qenë prezent në të gjitha ndeshjet. Midis tyre edhe Napoli dhe Juventusi, që kanë ndërruar edhe portierët. Lacio e ka një lojtar të përhershëm dhe ai është Strakosha.