AKTUALITET, 25 Janar 2018, 16:33

Berisha pret Kardinalin Troshani, klerikun që mbajti meshën për Presidentin Kenedi

Berisha pret Kardinalin Troshani, klerikun që mbajti meshën për

Ish-Kryeministri Sali Berisha priti sot Kardinalin Ernest Troshani, me të cilin ai diskutoi diskutuam probleme aktuale shoqërore dhe kombëtare

“Një takim i përzemërt me Princin e Kishes Katolike Shqiptare, Eminencen e tij, Kardinalin Ernest Troshani!”, shkruan midis të tjerash në statusin e tij ish-Presidenti i Republikës.

Statusi i Plotë

Një takim i perzemert me Princin e Kishes Katolike Shqiptare, Eminencen e tij, Kardinalin Ernest Troshani!”,

Ne kete takim i shpreha Eminences se tij, Kardinalit Ernest Troshani mirenjohjen me te thelle per qendresen e tij epike gjate diktatures, deshmi e forces se jashtezakonshme, e besimit te tij tek Zoti dhe vlerat hyjnore. Mesha e çuar ne vitin 1962 per presidentin e ndjere Kenedi ishte sfida me dinjitoze ndaj regjimit te diktatorit Enver Hoxha por dhe nje akt me te cilin Princi i Kishes Katolike te Shqiperise asokohe, Dom Ernest Troshani nderoi veten, kishen, kombin dhe mbare krishterimin.

Vleresimi nga shenjteria e tij e veprimtarise dhe qendreses gjate diktatures komuniste dhe lartesimi i merituar ne Kardinal, Princ te Kishes Katolike Shqiptare eshte nje nder i madh per besimtaret katolike dhe mbare kombin shqiptar.

Ne kete takim te perzemert me fryme mirekuptimi diskutuam probleme aktuale shoqerore dhe kombetare dhe i urova Kardinalit Troshani vitin e Ri dhe jete te gjate ne sherbim te Zotit, Krishtit mbret dhe kombit tone! Sb

/TPZ.AL/

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/942655119228729/