AKTUALITET, 25 Janar 2018, 14:47

Presidenti Meta i jep titullin "Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut", klerikut Sulejman Rexhepi

President i Shqipërisë Ilir Meta i jep titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” klerikut të shquar dhe njëkohësisht kreut të Bashkësisë Islame në Maqedoni Sulejman Rexhepit.

Meta ka vlerësuar meritat e tij për promovimin e vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, sot kisha privilegjin të vlerësoja me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skendërbeut”, klerikun e shquar, kreun e Bashkësisë Islame në Maqedoni, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepin, për meritat e tij në promovimin e vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare./TPZ.AL

 

19554877_1647394168640183_823921165374614866_n.jpg

27072266_1647394231973510_8057407206820422224_n.jpg