AKTUALITET, 13 October 2026, 13:35

Studentët sot në protestë kombëtare, tubim përpara Ministrisë së Arsimit!

Studentët sot në protestë kombëtare, tubim përpara

Studentët dhe të rinjtë kanë thirrur një protestë kombëtare këtë të martë, më 13 tetor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Organizatorët u bëjnë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë.

Thirrja për protestë është bërë publike përmes një pankarte, ku organizatorët shprehin pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet.

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.

Ndër shqetësimet kryesore që pritet të ngrihen gjatë protestës janë kushtet në universitetet shqiptare, kostot e studimeve dhe mbështetja për studentët. Të rinjtë kërkojnë politika më konkrete që arsimi i lartë të krijojë mundësi reale për zhvillim profesional dhe punësim.