AKTUALITET, 25 Janar 2018, 14:26

Shpërthen Berisha në Kuvend: Ngrihuni, duan t’ju mohojnë gjakun dhe mishin, ta shembim këtë regjim

Shpërthen Berisha në Kuvend: Ngrihuni, duan t’ju mohojnë

Nga foltorja e parlamentit, Sali Berisha i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë, prindërve të tyre, të varfërve, atyre që janë larguar nga vendi, të përndjekurve politik e ish-pronarëve, që t’i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar, ditën e shtunë.

Të duhet të ngriheni sot fuqishëm, që të shembim këtë regjim. Thirrja ime është për të varfërit shqiptarët që kanë vetëm një perspektivë, largimin dhe vetëm largimin… por Shqipëria është toka e Zotit dhe juve nuk ju largon Shqipëria, por qeveritarët që kanë tmerr nga ju, ndaj dhe ngrihuni, kthehuni dhe t’i godasim këta, Noriegë, që kanë si detyrë e mision vjedhjen. Të përndjekur politik, ju që keni qenë në 26 vite baza e revolucionit demokratik, ngrihuni sot! Tani dalin këta bastardë e thonë se tani ne nuk i njohim dëmshpërblimet. Pavarësisht se çfarë keni vuajtur nëpër burgje, ky që premoi se do ta përfundonte dëmshpërblimin brenda dy viteve, tani do të heqë 12 mijë nga ju nga skema e dëmshpërblimeve… duan tju mohojnë gjakun, mishin, kockën e baballarëve tuaj fisknikë, të cilët ranë në kampet e etërve të tyre, sepse ishin elitë e kombit. Bashkohuni me ne pronarë e ish pronarë, sepse sot Edvin Kristaq Rama….” –tha Berisha para se Gramoz Ruçi t’i ndërpriste fjalën./TPZ.AL