TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane arrestoi dy vëllezër shqiptarë: Robert dhe Fatos Kola, respektivisht 32 dhe 26 vjeç, të cilët akuzohen për një numër të konsiderueshëm grabitjesh në Ivrea (Korsikë).
Bashkë me ta, u arrestuan edhe shqiptari Arvit Sada, 34 vjeç, si dhe italiani Giuliana Lomuscio.
Sipas medieve në Itali, aktiviteti i hetimit filloi më 14 tetor 2016, pas grabitjes së një 65-vjeçari nga San Giorgio, Osvaldo D.
Sipas portali italian Lasentinella.gelocal.it, ata e kërcënuan atë duke vënë një kaçavidë në fyt dhe duke e goditur dhe arritën që të vidhnin një orë dore të vlefshme, një gjerdan prej ari dhe shumën prej 6.450 € në para të gatshme.
Pastaj ata e morën 65-vjeçarin në shtëpi dhe, gjithnjë e kërcënuar atë me kaçavidë, të dy e mbyllën atë në një dhomë dhe më pas u arratisën. Viktima arriti të lirojë veten duke kaluar nëpër çati dhe bëri denoncimin për këtë ngjarje.<
/TPZ.AL/