AKTUALITET, 25 Janar 2018, 18:07

Asfiksohet nga mangalli me prush, gjen vdekjen roja 61-vjeçar

Asfiksohet nga mangalli me prush, gjen vdekjen roja 61-vjeçar

Kishte futur një mangall me prush në një “Volksëagen”, asfiksohet dhe gjen vdekjen.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi H. M i moshës 61 vjeç punonjës roje në një objekt privat është gjetur pa jetë në mjetin të cilin ai po rinte.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 24.01.2018, në rrugën “Liman Kaba”, në një kompleks privat, në mjetin tip “Volksvagen” është gjetur i vdekur shtetasi H.M, (roje objekti privat) vjeç 61, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga asfiksia, pasi në mjet është gjetur një mangall me prush dhe hi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale.

/TPZ.Al/