AKTUALITET, 25 Janar 2018, 18:19

Përforcohet Partizani, firmos me një mesfushor gjigant serb

Përforcohet Partizani, firmos me një mesfushor gjigant serb

Në ekipin e Partizanit nuk kanë të përfunduar zyrtarizimet. Pasi janë afruar shumë emra të rinj në organikën e klubit të Starovës, tashmë është zyrtarizuar emri i Milan Culum.

Vetë klubi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 33-vjeçar, me një kontratë për një vitë e gjysmë. Milan vjen nga kampionati boshnjak, ndërsa ka luajtur për shumë klube të ndryshme gjatë karrierës së tij, veçanërisht në Serbi.