TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapet me 15 copë kallëpe tritoli, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.
Sektori i Krimeve të Rënda në Shkodër arrestoi në flagrancë, 36-vjeçarin N.K., banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër.
Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.
Njoftimi i Policisë
Shkodër
I gjendet lëndë plasëse, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohen 15 kallëpe tritol dhe 15 m fitil zjarrpërcjellës
Më datë 25.01.2018, nga ana e Sektorit të Krimeve të Rënda, në D.V.P Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi:
N.K, 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër,
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.
/TPZ.AL/