TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nezar Seiti, i njohur si financieri i grupit “Habilaj” është ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë.
Ai u arrestua në Babicë, me disa tonë drogë dhe që në fillim kërkoi ekstradimin e tij drejt Italisë, për të vuajtur dënimin.
Seiti rezulton i implikuar në trafikun miliona eurosh të drogës nga banda e Habilajve. Sakaq, bënte shpërndarjen e parave drejt anëtarëve të bandave dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta.
Njoftimi i plotë i policisë
Më datën 25.01.2018, rreth orës 11:40, në aeroportin e Rinasit, nga Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga vendi ynë drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:
Nezar SEITI, 41 vjeç, lindur dhe banues në Gjorm, Vlorë.
Shtetasi Nezar SEITI është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catania-s, ka lëshuar urdhër arrestin ndëkombëtar për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale që ka si qëllim trafikimin e narkotikëve, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal italian dhe nenet 80, 73, 74 të ligjit italian mbi narkotikët nr.309/1990.
Ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar dorëzimin e personit tek autoritetet italiane brenda datës 30.01.2018./TPZ.AL