AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 15:22

A është e vërtetë se Basha refuzoi takimin me Vlahutin?

A është e vërtetë se Basha refuzoi takimin me Vlahutin?

Ditën e sotme, portali "politiko.al", publikoi një lajm ku thuhej se, kryetari i Partisë Demokratike, ka refuzuar të takohet me ambasadoren Romana Vlahutin. Ky portal citonte disa burime nga Partia Demokratike.

Por ky lajm është përgënjeshtruar nga një tjetër portal. "Tema.al" siguron se Romana Vlahutin ndodhet në Zagreb që prej datës 16 Dhjetor dhe se në axhendën e saj nuk ka patur asnjë takim me kryetarin Basha.

/TPZ.AL/