TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës gjatë 24 orëve të fundit.
Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një nga të arrestuarit është Mariglen Fejzaj 30-vjeç banues në fshatin Çeprat, Vlorë. Ai është prangosur për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, iu gjet e fshehur një sasi lënde narkotike prej 220 gramë e llojit kanabis çokollatë.
I ndaluari i dytë është Gj.E., 38 vjeç, banues në Vlorë i cili ishte shpallur në kërkim. Akuza që rëndon mbi të është “Dhunë në familje” për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 vit burg.
I treti i arrestuar është D.P., 37 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ky person u kap duke drejtuar mjetin motor pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.