AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 22:47

“Më vuri pistoletën në kokë, Balla me ironi i tha….”, ish-nënkomisari tregon kërcënimin për mbylljen e hetimit të djalit të deputetit

“Më vuri pistoletën në kokë, Balla me ironi i
Emiljano Nuhu, ish-punonjës i policisë së Fushë-Krujës ka denoncuar sot zyrtarë të PS-së, se i janë futur të armatosur në komisariatin ku ai shërbente, ndërsa kishte në duar dosjen e djalit të deputetit të Krujës, Rrahman Rrahja, pasi mbi të cilin ishte bërë një kallzim për përdhunim, nga shtetasja Xh.M. nga Nikla.

Emrat e zyrtarëve që ai përmend janë, deputeti Taulant Balla, Artur Bushi (kryetar i Bashkisë së Krujës), dhe deputetit Rrahman Rrahja.

Gjatë rrëfimit të tij, oficeri ka treguar momentin kur i kanë ardhur në zyrë deputeti i PS, Rrahman Rraja, së bashku me vëllanë e tij, Taulant Ballën dhe Artur Bushin, për t’i kërkuar që ai të ndalonte hetimet për akuzën që ishte bërë për djalin e Rrahjas, për përdhunimin e një vajzës nga Nikla.

“Nga informacioni që mora nga punonjësit e policisë që i njihnin si elementë me precedentë kriminalë të zonës të një grupi kriminalë shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Këta qëndruan në ambientet e stacionit, nuk u futën në zyrë, vetëm personat e lartpërmendur u futën në zyrë. Gjatë kohës që u futën këta unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rrahja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithshme me uniformë. Dhë në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rrahja u ka thënë punonjësve të policisë dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk pse të dalin punonjësit e policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të policisë dhe punonjësit e policisë nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka a”, ka deklaruar ai gjatë këtij rrëfimi.

Më tej ai shprehet se atë ditë, në zyrë nuk kanë qenë eprorët e tij pasi ka qenë e shtunë, dhe se ka qenë i vetëm. Më pas, ai thotë se teksa kishte mbetur vetëm me Rrahman Rraja, i ka komunikuar këtij të fundit se i biri atë ditë do të arrestohej për shkak të këtij kallëzimi që ishte bërë.

“Aty u hodh dhe më tha: nuk ke shanse të arrestosh djalin tim. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rrahja i cili është i vëllai dhe më thotë: Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra…”, shprehet ai.

“Nuk del i gjallë nga zyra nëqoftëse ti arreston nipin tim. Unë i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burg. Me të thënë këtë fjalë, ai është irrituar jashtë mase… shtetasi Xhelal, ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk”, pohon Nuhu.

“Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime…Njëkohësisht e tha Taulanti me Arturin në qetësi absolute”, shprehet ai.

“Në këto kushte e hoqi pistoletën e futi në brez dhe tha e mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu askund tjetër në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke …”, tregon ai.

Rrëfimi i Nuhut, me gradën nënkomisari, është bërë për një emision në televizionin lokal “Tv Shijak”, dhe se ngjarja ka ndodhur më Ngjarja ka ndodhur më Ne 21 korrik.