AKTUALITET, 20 Prill 2018, 09:54

U shkarkua nga detyra shpërthen prokurorja e Shkodrës

U shkarkua nga detyra shpërthen prokurorja e Shkodrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokuroren Besa Nikëhasani.

Nikëhasani ishte prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër. Komisioni konstatoi se zonja prokurore nuk justifikonte pasurinë, duke paralajmëruar kësisoj mundësinë e përjashtimit të saj nga gjyqësori.

Në përfundim të seancë, prokurorja shprehet se nuk ka pas ditur se çfarë duhet të deklaronte në nisje të saj. Nikëhasani u shpreh se ka shitur pronë nga bashkëshorti dhe se ka përfituar ambiente të ndryshme. Ajo u shpreh se do ndjekë rrugë ligjore dhe nuk është aspak dakord me këtë vendim.

Nikëhasani betohet se nuk ka shkelur asnjëherë ligjin. Prokurorja u shpreh se ka frikë se në shtëpinë e mëparëshme i kanë venë tritol në makinë dhe është larguar nga ajo banesë se ka patur frikë për jetën.

Duke iu referuar deklaratave vjetore të pasurisë, prokurorja e Shkodrës deklaron shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2, me vlerë 37 milionë lekë, në vitin 2004 dhe makinë benz, e vitit ’95, në emër të bashkëshortit, me vlerë 700 000 lekë. Në vitin 2008, zonja deklaron se ka shitur 3 mijë m2 tokë, me vlerë 750 000 lekë, nga toka në emër të vjehrrës, përfituar nga ligji 7501.