TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet sot rreth orës 09:30 pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mësohet se Tahiri do të njihet me akuzat kundër tij si dhe provat e reja të cilat kanë në dorë grupi i hetimit, pranë kësaj prokurorie. Në 9 dhjetor Gjykata e Krimeve vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për të caktuar masë shtrënguese ndaj Tahirit. “Detyrim paraqitje një herë në javë” dhe bllokim i pasaportës me qëllim ndalimin e daljes jashtë territorit, janë dy masat e vendosura ndaj ish-ministrit. Këto masa erdhën pas zbardhjes së plotë të përgjimeve që ndodhen në fashikullin prej 1600 faqe ardhur nga autoritetet e drejtësisë së Katanias.