AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 23:21

VIDEO/ Deklarata e fortë e Bushatit: Basha e shiti dosjen e “Dakos”

VIDEO/ Deklarata e fortë e Bushatit: Basha e shiti dosjen e

Analisti Andi Bushati, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha e ka shitur dosjen që paralajmëroi për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.

“Keni dy muaj që thoni dosje, dosje, dosje, por nuk e nxirrni. Basha e ka shitur dosjen e Vangjush Dakos tek Rama.” – u shpreh Bushati.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist Taulant Balla, i cili mohoi hetimet ndaj Vangjush Dakos.

"Nuk ka dosje dhe as hetim ndaj Vangjush Dakos." - u shpreh Balla.

Burimet thonë për Tpz.al se dosja për Dakon përfshin disa përgjime ambientale si dhe vëzhgime të disa eksponentëve të rrezikshëm kriminal që kanë kontakte me kryebashkiakun e Durrësit./TPZ.AL/

VIDEO: