TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati duke folur për “Të Paekspozuarit”, u shpreh se kjo mazhorancë po e zgjedh me urgjencë kryeprokurorin. Sipas tij, kjo urgjencë e “rilindjes” ka qënë gjithmonë kur kjo qeveri ka bërë krime.
“Unë po shoh që mazhoranca, ka një tendencë që po gënjen dhe kush gënjen ka një prapavijë të keqe. Sot ne jemi pa prokuror, pesë vjet ky njeri që s’ka bërë asnjë punë, se shkoi pesë ditë me vonesë çfarë pune prish. Krimet më të mëdha në këto pesë vite të Rilndjes janë bërë me urgjencë dhe sa herë i bën me urgjencë kanë një tendencë të këpusin ndonjë gjë.” – u shpreh Bushati.
Analisti ironizoi edhe një nga kandidatin për kryeprokuror, Besnik Muçi, i cili bëri deklarata të çuditshme në prezantimin e tij në Komisionin e Ligjeve.
“Sot ka njerzëz më të mrië se ai kandidati qesharak që dilte atje dhe thoshtë duhet të kemi mbështetjen e amerikanëve.” – shtoi më tej Bushati./TPZ.AL/