AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 22:06

Gazetarja: PD pranon si kryeprokurore vetëm një emër (Zbulohet emri)

Gazetarja: PD pranon si kryeprokurore vetëm një emër (Zbulohet

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi në “Të Paekspozuarit” se ekziston një skenar për votimin e Prokurorit të Përgjithshme me konsesusin e opozitës. Sipas Lalës, ky skenar përfshin emrin e një grua e cila ka mbështetjen e opozitës.

“Ka një zë që edhe PDIU do ta bojkotojë votimin, dhe ka një skenar të fundit që është përfolur sot, nëse do ketë një dakordësi politike, me kushtin e opozitës me 84 vota. Në fakt është një kandidaturë dhe bëhet fjalë për një grua e cila mund të arrijë të zgjidhet me konsensus.”- u shpreh Klodiana Lala.

Ndërkohë Tpz.al mëson ekskluzivisht se emri i përfolur është prokurorja Rovena Gashi, të cilës më herët i është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane./TPZ.AL/