AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 23:06

Doni një iMac Pro për përdorim profesional, atëherë bëni gati 5600 euro

Doni një iMac Pro për përdorim profesional, atëherë

Gjiganti amerikan “Apple” bën dhuratën e Krishtlindjeve, dhe jo dosido, por një kompjuter tavoline iMac Pro, që tashmë ka mbërritur në Europë.

Por, çmimi nuk është jo i zakonshëm: 5599 euro!

Kaq po shitet në Itali, ndërkohë që me opsionet shtesë mund të arrijë deri në 13 mijë dollarë.

Kompjuteri iMac Pro është “Mac”-u më i fuqishëm i krijuar ndonjëherë nga Apple, i projektuar për punët profesionale më komplekse, për editimin e grafikave të larta dhe renderime 3D në kohë reale. Ka një memorje SSD deri në 4 terrabyte.

TPZ.AL