AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 00:22

“Le Figaro”: Shqiptarët, kampionët për të kërkuar azil në Francë

“Le Figaro”: Shqiptarët, kampionët për të

Gazeta e madhe franceze “Le Figaro” bëri të ditur se shqiptarët janë kombi që ka kërkuar më shumë azil në Francë.

Sipas shifrave që raporton gazeta, shqiptarët zënë vendin e parë përsa i përket azilit në Francë: më shumë se 7 mijë kërkesa në një vit, gati 135% më shumë në raport me vitin 2016.

Sipas saj, janë të rrallë shqiptarë që kalojnë filtrin e azilit, dhe në përgjithësi janë pranuar ata që provojnë se janë viktimat të persekutimit apo ata që mund të bëhen viktima.

“Me një popullsi prej 2.9 milionë banorë, Shqipëria numëron më pak njerëz se Bretanja (krahinë në Francë). Një pjesë e mirë e popullsisë tashmë është larguar nga vendi për t’u vendosur diku në Europë. Për këtë arsye ndodhet në kryeqytetin e vendit ish-komunist, (ministri i Brendshëm) Zherar Kolomb për një maratonë diplomatike dyditore. Objektivi: të rregullojë një herë e mirë të gjitha diferencat që ka Tirana dhe Parisi në lidhje me çështjen e migrimit”, shkruan gazeta franceze.

TPZ.AL