TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", i është përgjigjur një sfide të Taulant Ballës, për të identifikuar shkeljet e ligjit nga ana e mazhorancës, konkretisht kryeministrit dhe arsyet përse mazhoranca kërkon një kryeprokuror që ta ketë nën kontroll.
"Sot të gjithë shqiptarët e dinë se vendi është mbushur me kanabis. Drejtorët e policisë janë arratisur, Habiljat janë kapur në Itali. Edi Rama u ka thënë shqiptarëve, se këtu nuk bëhet drogë, këto janë përralla ta mediave të kazanit dhe opozitës.
E dyta, del një punonjës policie, Dritan Zagani, thotë këtë që po flasim sot, arratisjen e oficerëve. Edi Rama organizoi një miting në Pallatin e Kongreseve bashkë me ambasadorin Lu dhe tha se ky është shpifës ordiner.
Një prokurori normale, o duhet ta marri kryeministrin e vendit si të pandehur për fshehje të gjurmëve të krimit, ose si dëshmitar, për cfare ka ditur dhe përse i ka bërë këto deklarata. Njësoj siç duhet të merrte Ina Rama të pandehur Saliun, se përse genjeu në 21 janar. Prandaj edhe PD edhe PS, nuk e duan prokurorin e pavarur. Secili mundohet ta kapi. Dje e kapte Berisha, sot e kapin këta", u shpreh Bushati.
/TPZ.AL/
VIDEO: