AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 23:26

Futbollistët e Real Madrid në xhami me gratë e tyre

Futbollistët e Real Madrid në xhami me gratë e tyre

Disa futbollistë të Real Madrid dhe gratë e tyre kanë vizituar xhaminë e Sheikut Zayed, gjatë kësaj jave në Abu Dhabi.

Kjo xhami është më e madhja në Emiratet e Bashkuara Arabe. Disa nga këta vizitorë shkuan në xhami menjëherë pas fitores 2-1 që “Los Blancos” arritën ndaj Al Jazera në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube, luajtur të mërkurën në “Zayed Sports City Stadium”. Ky stadium është vetëm një kilometër larg nga xhamia.

“Duke shijuar fitoren,” – shkroi në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Lucas Vasquez, krahas fotos pranë xhamisë, ku ishte veshur me kostumin tradicional që përdorin myslimanët.

Gratë dhe të dashurat e futbollistëve Theo Hernandez, Marcelo dhe Keylor Navas gjithashtu ishin të pranishme në këtë vizitë. Adriana Pozueco, Clarice Alves dhe Andrea Salas postuan në rrjetet sociale fotografitë e tyre gjatë turit në xhami.

 

 

[gallery ids="38233,38232,38231,38237,38236"]