TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se ndërkombëtarët që u futën si garantë të reformës, kanë dështuar me rolin e tyre.
"Dështimi i reformës në drejtësi. Ky është një dështim i plotë. Ky dështim vjen sepse asnjëra nga palët nuk do drejtësi të pavarur. Gjithë ky lëmsh KLP, KLGJ… nuk i gjen në asnjë vend. Ka një parim themelor, kryeprokurori të zgjidhet me 3/5 apo i pranuar nga të dy palët. Duhet të zgjidhet nga të dy palët dhe të mos ketë fuqi. Të zgjidhet nga një formë që të jetë jashtë kontrollit të politikës. Ne me hile jemi mësuar këtu. Premto këtë dhe bëj atë. Premto mollë edhe bëj dardha. Edhe në këtë rast, fjala hile dhe mashtrim janë brenda. Ligji është anti kushtetues."
Sipas Lubonjës të gjitha palët duan të kontrollojnë drejtësinë dhe prandaj na kanë sjellë këtë reformë të dështuar.
"Këta nuk e duan, duan të kontrollojnë drejtësinë. Nevoja për të kontrolluar drejtësinë nga të dyja palët na kanë sjellë në këtë pseudo reformë të dështuar. Do fillojë dështimi I KLP-së dhe vettingut. Ndryshimi i situatës nuk bëhej në këtë formë. Shumica kanë qenë të idesë që këtu kanë hyrë ndërkombëtarët. Ndërhyrja e ndërkombëtareve, ky është edhe dështimi i ekspertëve ndërkombëtarë por ata nuk mbajnë përgjegjësi. Lu-ja ikën në gusht dhe nuk mban përgjegjësi" u shpreh Lubonja.
/TPZ.AL/