BOTA, 22 Nëntor 2017, 09:37

Djali i Donald Trump kërcënohet me vdekje

Djali i Donald Trump kërcënohet me vdekje

Shteti Islamik ka një objektiv të ri, dhe objektivi s’është as më shumë e as më pak por djali 11-vjeçar  i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, raportojnë mediat e huaja.

Sipas “The Free Beacon”, grupi terrorist po shpërndan detaje personale për Barron, djalin e Trump në kanalet e mediave sociale, duke përfshirë adresën e shkollës së tij.

Instituti për Hulumtime të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI) përktheu thirrjet masive për vrasje në aplikacionin popullor “Telegram”.

“Duke përdorur hashtag “Mbajeni djalin e Amerikës” përdoruesi, i cili përdor emrin “Dak Al-Munafiqeen,” që në gjuhën arabe do të thotë “Godisni hipokritët”, shkruajti : Barron Trump shkon në shkollë në Washington”, sipas MEMRI.

Me tej, postimi u shoqërua edhe me fotografi te Barron Trump. Barron Trump nuk është shenjestra e vetme e kërcënimeve të pandërprera nga Shteti Islamik. Grupi bëri thirrje për vrasjen e Papa Françeskut në aplikacionin Telegram javën e kaluar.

ISIS ka humbur vazhdimisht territorin në Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar. Ekspertët thonë se grupi i drejtohet thirrjeve publike për terror, kur humbet fuqinë.