BOTA, 22 Nëntor 2017, 09:14

Rrëzohet avioni amerikan në Japoni, nuk dihet fati i pasagjerve në bord

Rrëzohet avioni amerikan në Japoni, nuk dihet fati i pasagjerve

Një avion i Marinës amerikane i cili  mbante 11 pasagjerë në bordin e tij është rrëzuar  në det pranë brigjeve të Japonisë, në jug-lindje të Okinauanas.

Shkaku i rrëzimit është i panjohur dhe emrat e ekuipazheve dhe pasagjerëve janë duke u identifikuar në mënyrë që të lajmërohen të afërmit e tyre, tha marina në një deklaratë.

Megjithatë fati i tyre nuk dihet ende, pasi nuk është raportuar për të mbijetuar.

Aeroplani ishte nisur drejt aeroplanmbajtësit ‘USS Ronald Reagan’ në Detin e Filipineve.

Marina amerikane gjithashtu humbi 10 persona në gusht, kur një aeroplanmbajtës u përplas me një cisternë pranë Singaporit.