BOTA, 22 Nëntor 2017, 08:41

Rruga e fundit e Toto Riinës, varrim gjatë natës i blinduar me forca policie

Rruga e fundit e Toto Riinës, varrim gjatë natës i blinduar me

Varrimi i bosit famëkeq  Totò Riinës në vendlindjen e tij Corleone, do të bëhet natën, një varrim i shpejtë, vetëm me familjarë dhe i blinduar, për të shmangur çdo gjë që mund të pritet nga familjarët e tij.

Në varrezat e Corleone,  u krijua gjithashtu një kordon policor që mbante larg gazetarët kurioze dhe të tjerë të interesuar.

Nuk do të ketë funeral publik pë të deklarojnë mediat italiane . Herët në mëngjes, trageti që mbante arkemortin e Totto Riina zbarkoi në portin e Palermos rreth orës 06:38.

Pas kësaj, kortezhi do të hyjë në një nga rrugët kryesore të Corleone për të shkuar në varreza. Një rrugëtim që nuk mund të kaloje pa u vënë re.

Ajo që mbetet enigmë është një shënim në dyqanin ku ekspozohen pikturat e vajzës së tij, që është mbyllur me shënimin për disa ditë feste. Një festë e çuditshme për të gjithë ata që e dinë se këto janë ditë zie.

[gallery columns="1" ids="23688,23686,23687"]

 

https://youtu.be/xwpSaIO9DMQ