TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot shënohet dita e 46-të e protestave popullore në Shqipëri, ku qytetarë të mbledhur në mënyrë të përditshme kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Edhe këtë ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit në protestë kanë përsëritur kërkesat e tyre, duke e vendosur si kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e situatës politike në vend.
Protestat vijojnë të zhvillohen çdo ditë, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të vazhduar aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave të paraqitura.