AKTUALITET, 26 Korrik 2018, 14:46

"Digjet Europa", temperaturat e larta paralizojnë linjat e trenave, Londra e prekur më rëndë

"Digjet Europa", temperaturat e larta paralizojnë linjat e

Dhjetra mijra njerёz kanё mbetur sot tё bllokuar pasi trenat e tyre janё anulluar pёr shkak tё temperaturave tё larta në kryeqytetin Britanik. Disa pjesё tё Britanisё sot janё mё tё nxehta se cdo vend tjetёr nё Europё.

Edhe në qytete të tjera të Europës si Parisi apo Madridi, temperaturat janë në nivele shumë larta, duke shënuar 35  gradë.

Hekurudhat po preken ndjeshёm nga i nxehti pёr shkak se shpejtёsia e trenave ёshtё ulur pёr tё parandaluar bymimin e shinave. Shёrbimi Greater Anglia thotё se ka anulluar 13 linja trenash.

Oraret e trenave mes Londrёs dhe Oksfordit po shtyhen nga orёt e mesditёs deri nё orёn 6 pasdite sot dhe nesёr pёr shkak tё rrezikshmёrisё qё paraqesin temperaturat e larta tek shinat.

Disa udhёtarё shprehen se kanё pritur pёr me shumё se 4 orё nё stacione duke shtuar se nuk kanё patur as ujё tё pijshёm.

Por ky mot i nxehtё duhet tё nxisё bashkinё na pastrimin mё tё shpeshtё tё kazaneve tё plehrave pasi kjo ka sjellё dhe problemin e minjve nё qytet.

Profesori i ekologjisё nё Universitetin e Greenwich thotё se “Vapa po shton aktivitetin e minjve. Ata riprodhohen njё herё nё muaj dhe shpёrndajnё mbi 60 sёmundje.”

Ndёrkohё, me temperatura rekord nё ditёt nё vijim, qeveria ёshtё vёnё nё lёvizje pёr tё mbrojtur njerёzit mё tё prekshёm nga i nxehti.

Zyra Meterologjike ka lajmёruar stuhi qё do tё sjellin deri nё 30mm shi nesёr, qё do tё thotё pёrmbytje tё mundshme.

Pёr mё tepёr, njё pёrzierje ajri toksik, temperaturash tё larta, mungesa tё vranёsirave kanё sjellё njё alarm pёr nivelin e ndotjes nё Londёr.

Kryetari i Bashkisё së Londrës Sadiq Khan thotё se “ Kjo ёshtё hera e dytё nё 6 muaj qё na ёshtё dashur tё japim alarm pёr cilёsinё e ajrit dhe kjo tregon se ndotja ёshtё njё krizё pёr shёndetin publik.”

Burimi: Daily Mail 

/TPZ.AL/