AKTUALITET, 26 Korrik 2018, 11:56

Nuk kanë të ndalur mashtrimet e Veliajt: Të gjithë aktorët dhe artistët janë pro teatrit të ri...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ndalet me propagandë dhe mashtrime. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, nga ku këshilltarët e PD-së dhe LSI-së u larguan, kryetari Veliaj mbajti një monolog të gjatë edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Veliaj tha se aktorët dhe artistët janë pro ndërtimit të teatrit të ri, të shoqëruar me disa kulla të firmës "Fusha sh.p.k".

"Të gjithe artistët jane pro teatrit, të gjithe aktorët jane pro teatrit. Jo ata që i dënoi gjykata për vjedhje. Unë negocioj me aktorët jo anëtarët e PD-së. Unë artist i them Robert Ndrenikës, Luftar Pajës, Alfred Trebickës, Altin Bashës, Arben Derhemit", u shpreh Veliaj, duke i quajtur aktorët që vijojnë protestat militantë të PD-së, ndërsa aktorët që braktisën kauzën për tu bashkuar me Veliajn, artistë të mëdhenj.

E vërteta është se shumë aktorë, artistë, intelektualë dhe qytetarë vijojnë protestat kundër planit të Veliajt dhe shefit të tij për ti dhuruar pronën publike firmës "Fusha sh.p.k". Kryebashkiaku vijon ta trajtojë çështjen si një problem të një rrethi të ngushtë aktorësh që shiten e blihen dhe refuzon të pranojë se Teatri Kombëtar dhe trualli përreth janë pronë e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë dhe për rrjedhojë janë ata që duhet të vendosin për shembjen ose jo të godinës dhe për ndërtimin ose jo të kullave që Rama dhe Veliaj kanë planifikuar.

/TPZ.AL/