AKTUALITET, 26 Korrik 2018, 14:30

SKANDALI/ Gjyqtari u përgjua nga SHISH për korrupsion, por Vetingun e kaloi

SKANDALI/ Gjyqtari u përgjua nga SHISH për korrupsion, por Vetingun e

Partia Demokratike ka nxjerrë raportin konfidencial që disponojnë organet e vetingut, i cili hedh dyshime të forta për korruptimin e procesit të Vetingut. Bëhet falë për rikonfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ilir Toska, i cili ka qenë i përgjuar nga SHISH në një aferë korruptive dhe sërish është rikonfirmuar në detyrë nga vetingu.

Deputeti Enkelejd Alibeaj nga selia blu tha se Toska është gjyqtar që kishte mbështetjen e Edi Ramës dhe vetingun e kaloi pavarësisht dokumentave që kishin në duar organet e vetingut.

Sipas këtyre dokumentave “Toska rezulton si individ i mundëshëm për t’u vënën presion nga strukturat kriminale”, por sipas Alibeajt, ai u konfirmua nga Vetingu me urdhër të Edi Ramës.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1981102955274209/?t=0