AKTUALITET, 26 Korrik 2018, 12:05

Bllokimi i patentave, justifikohet drejtori Isaraj: Nuk ishte faji ynë!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRr) ka reaguar për Tpz.al, lidhur me mungesën e lejeve të drejtimit në vend.

Tpz.al ka denoncuar me një seri shkrimesh për bllokimin e prodhimit të lejeve të drejtimit, ose siç njihen ndryshe si patentat, për shkak të disa burokracive për tenderin me objekt “Ndërtimi i sistemit të personalizimit të kartave ID-1 (LD,CAP) dhe blerjen e pajisjeve Hardware”.

Nëpërmjet një reagimi të dërguar në redaksinë tonë, drejtori Arben Isaraj sqaron të gjithë procedurën e ndjekur nga institucioni i tij për prodhimin e patentave. Isaraj thotë se nuk ka patur përgjegjësi për situatën e krijuar, pasi ka qënë institucioni i AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) e cila ka zvarritur procesin e tenderimit për prodhimin e lejeve të drejtimi.

“DPSHTRr i ka bërë me dije në kohë reale institucionit të AKSHI-it se pas datës 30 qershor 2018, nuk është e mundur ofrimi i shërbimit për personalizimin e prokateve ÇAP dhe kartave të Lejes së Re të Drejtimit, dhe se mungesa e këtij shërbimi sjell pengesë totale në institucion” – thuhet në reagimin e drejtorit Arben Isaraj.

Në letrën e dërguar, prej 2 faqesh thuhet se vitin e kaluar ka qënë kompania “ALB-SSD” e cila ishte kontraktuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Ylli Spahiu. Sot është pikërisht e njëjta kompani e cila ka fituar tenderin me vonesë, nga drejtori aktual, Arben Isaraj.  Në garë nuk ka patur asnjë kompani tjetër.

Pra, dyshimet ngrihen se drejtori Isaraj ka kërkuar me ngulm që kjo kompani të mos ofronte sërish këtë shërbim, por në vend të saj të ishte një kompani e cila kishte lidhje me të, siç ndodh rëndom me tenderat publik në Shqipëri./TPZ.AL/

Më poshtë reagimi i plotë i DPSHTRr: