AKTUALITET, 26 Korrik 2018, 14:01

Eklipsi më i gjatë i shekullit, ja kur do të shfaqet "Hëna e Përgjakur"

Eklipsi më i gjatë i shekullit, ja kur do të shfaqet

Eklipsi mё i gjatё hёnor i kёtij shekulli do tё ndodhё tё premten mbrёma dhe do tё zgjasё deri nё mёngjesin e sё shtunёs.  Hёna do tё eklipsohet nga Toka pёr 1 orё e 43 minuta. Gjatё kёsaj kohe, shumё njerёz nё tё gjithё botёn do tё kenё mundёsi tё shohin “Hёnёn e pёrgjakur”.

Cfarё ёshtё “Hёna e Pёrgjakur”?

“Hёna e Pёrgjakur” ёshtё emri qё i vihet hёnёs gjatё kёtij eklipsi hёnor. Eklipsi hёnor ndodh kur Toka kalon ndёrmjet Diellit dhe Hёnёs, duke hedhur hije tё plotё mbi Hёnёn.

Ndryshe nga eklipsi diellor, ku Hёna kalon midis Tokёs dhe Diellit duke bllokuar rrezet e diellit, Hёna nuk errёsohet por duket sikur merr ngjyrё tё kuqe.

“Nёse Toka do tё ishte njё top i madh i lёmuar pa atmosferё, atёherё Hёna do tё errёsohej.” Thotё Chris Tinney, profesor i fizikёs nё Universitetin e South Wales. “Por meqё drita shpёrndahet nё atmosferёn e Tokёs, njё pjesё e rrezeve tё diellit arrin tё anashkalojё Tokёn duke goditur Hёnёn.”

Pёr shkak se valёt blu dhe violet tё dritёs shpёrndahen mё shumё se tё kuqёrremtat, kёto tё fundit arrijnё sipёrfaqen e Hёnёs mё lehtё duke e bёrё atё tё duket e kuqe.

/TPZ.AL/