AKTUALITET, 26 Korrik 2018, 12:53

Emri/ Arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, u denoncua nga Blerina Bombaj pas grabitjes në zyrën e saj

Emri/ Arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, u denoncua nga Blerina Bombaj pas

Policia ka njoftuar se është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Durim Sema, 55 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për disa vjedhje.

Pak ditë më parë dietologia Blerina Bombaj,  denoncoi me video një rast grabitjeje në zyrën e saj.

Siç shihet dhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, ai ka përfituar nga situata, kur në zyrë nuk ka patur njeri, dhe ka vjedhur portofolin në çantën e një klienteje të dyqanit të Bombajt.

https://www.facebook.com/blerinadiet.al/videos/1757817300971638/?t=2

Njoftimi i policisë:

I vjedh portofolin një klienteje në një dyqan dietologjik dhe ditën tjetër në zyrat e një Agjencie, tenton të vjedh dhe një tjetër shtetas.

Arrestohet në flagrancë 55-vjeçari nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet të cilat dyshohen se janë vjedhur prej këtij shtetasi.

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në Kryeqytet.

Nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 1, u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi:

– Durim Sema, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur në rrugën “Themistokli Gërmenji”, në zyrat e një Agjencie ka tentuar të vjedh shtetasin N. S., ndërkohë që po një ditë më parë në rrugën “Brigada 8”, në një dyqan dietologjik, i ka vjedhur portofolin shtetases V. T.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të mëposhtme :

– Vjedhjes së ndodhur më datë 09.03.2018, ku shtetasit A. K., në rrugën “Xhorxh Bush”, i janë vjedhur një sasi lekësh.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 30.03.2018, ku shtetases N. T., në rrugën “Papa Gjon Pali”, në klinikën e saj i kanë vjedhur një sasi lekësh.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 10.05.2018, ku shtetases V. U., i kanë vjedhur portofolin në zyrë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme të dyshuara të vjedhura prej këtij shtetasi :

– portofol

– syze dielli dhe optike

– një sasi lekësh

– orë dore

– aparat celular

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.