TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari dhe shkrimtari italian Roberto Saviano është paditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini, për shpifje. Saviano e ka quajtur ministrin një "bufon" dhe "ministër të botës së nëndheshme", pas komentet e Salvinit se duhet rishikuar eskorta që shoqëron prej kohësh shkrimtarin që ka botuar disa libra për organizatat mafioze më famëkeqe në Itali.
Salvini, është kritikuar gjerësisht nga shtypi ndërkombëtar për politikat e tij ndaj emigrantëve dhe refugjatëve.
Padia ndaj Savianos, ka shqetësuar edhe Federatën Europiane të Gazetarëve. Në deklaratën e kësaj organizate thuhet se padia ka shkaktuar shqetësim për mbrojtjen e gazetarëve dhe përbën një agresion ndaj lirisë së shprehjes.
"Gazetari Roberto Saviano, ka punuar në investigimin e krimit të organizuar dhe organizatës kriminale Camorra, në zonën e Campania, duke publikuar librin "Gomorra". Gazetari ka bashkëpunuar me mediat lokale dhe gazetat ndërkombëtare dhe ka qenë kritik në lidhje me politikat anti emigracion, të aplikuar nga ministri i brendshëm dhe kryetari i partisë Liga e Veriut. Saviano gjendet nën mbrojtjen e policisë për shkak të numrit të madh të kërcënimeve me vdekje që ka marrë. EFJ dhe simotra e saj në itali FNSI, kanë denoncuar "padinë e qeverisë" duke u shprehur se është një shqetësim i madh për mbrojtjen e gazetarëve dhe një rast i agresionit ndaj lirisë së shprehjes".
/TPZ.AL/