AKTUALITET, 26 Korrik 2018, 12:42

Arrin në 82 numri i viktimave nga zjarret në Greqi, njerëzit nuk identifikojnë dot të afërmit

Arrin në 82 numri i viktimave nga zjarret në Greqi, njerëzit nuk

Numri i viktimave nga zjarret në Greqi ka arritur në 82 pasi një tjetër trup u zbulua kete te enjte.

Përfaqësuesi i Brigadës së Zjarrit, Stavroula Malliri tha se numri i të vdekurve kishte arritur në 82, duke shtuar se operacionet e kërkimit për të zbuluar personat e humbur dhe viktimat e tjera po vazhdojnë, raporton “Protothema”.

Numri i të zhdukurve mbetet i paqartë, ndërsa shumë viktima ende duhet të identifikohen duke e bërë të vështirë për autoritetet të konstatojnë numrin e njerëzve që mungojnë.

Procedurat e identifikimit po ecin me një ritëm shumë të ngadaltë, pasi është shumë e vështirë për të afërmit të njohin trupat e djegur plotësisht.

Në një përpjekje për të ndihmuar me kërkimet, Google krijoi një platformë të veçantë për gjetjen e personave të zhdukur.