AKTUALITET, 28 Janar 2019, 12:08

Pep Guardiola-lojtarëve: Pushoni kur të dilni në pension

Pep Guardiola-lojtarëve: Pushoni kur të dilni në pension

Menaxheri i City-t e di që skuadra e tij ka një orar të ngjeshur gjatë shkurtit por thotë se është privilegj që të jesh në garë për katër trofe.

Pep Guardiola i ka thënë yjeve të tij të Manchester City që ata mund të marrin ditë pushimi pasi të pensionohen, përderisa kampionët e Premier Ligës janë në garë për katër tituj.

City, të dytët në tabelë, janë katër pikë pas liderëve Liverpool dhe do të udhëtojnë të mërkurën në mbrëmje në Newcastle që po luan për mbijetesë.

Udhëtimi i tyre në Everton është caktuar të mërkurën më gjashtë shkurt për shkak të finales së Carabao Cup,  ku City do të këtë një orar të ngjeshur.

Vizita në Gudison Park vjen para ndeshjeve me Arsenalin dhe Chelsean në shtëpi dhe Guardiola u ka thënë lojtarëve të tij-të cilët janë në garë për Ligën e Kampionëve dhe FA Cup-se duhet ti trajtojnë këto ndeshje si një privilegj për ta. I pyetur nëse lojtarët e City-t do të kenë pushime, Guardiola është përgjigjur: “Ne kemi shumë ndeshje, kështu që nuk ka mundësi”.

“Por, në të njëjtën kohë ju them atyre se është një privilegj. Nëse besoni se kjo është handikap, është gabim i madh. Është privilegj”.

“Kur të mbushni 35 vjeç do të keni pushime të gjata. S’ka problem, do të pensionoheni. E merrni një vit pushim. Por, tani është një privilegj. E merrni, e shijoni. Ndeshjen e radhës, e fitoni prapë”.

“Gara nuk ka rëndësi. Ndeshje miqësore? S’ka rëndësi, fitoje. Luaj mirë, përgatitu mirë. Kjo është mënyra më e mirë. Pas kësaj, ju punoni për sezonin e radhës”.

“Mendoj se asnjë skuadër nuk është e sigurt kur shkon në Newcastle”, tha menaxheri i City-t.

“Ne do të shkojmë atje s’ pari dhe pastaj duhet të mendojmë për Arsenalin të dielën. Por, ndeshja e radhës është më e rëndësishme nga të tjerat”.