AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 21:35

Lefter Koka reagon për "tradhëtinë" e 4 këshilltarëve të LSI në Durrës

Lefter Koka reagon për "tradhëtinë" e 4

Ish-ministri i Mjedisit dhe njëhkohësisht deputeti i Durrësit, Lefter Koka, ka reaguar pas votimit të buxhetit të vitit 2018 të Bashkisë Durrës, me votat e katër këshilltarëve të LSI-së, pasi PS nuk e kishte shumicën. Koka i përmend nominalisht emrat e këshilltarëve dhe thotë se me këtë votim ata i kanë bërë një shërbim të keq qytetit.

Këtë detyrë morale ndaj qytetarëve sot nuk e përmbushën 4 nga anëtarët e LSI në Këshillin Bashkiak: Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda, Skënder Korriku. Ju miqtë e mi i keni bërë sot një shërbim shumë të keq Durrësit dhe bashkëqytetarëve tuaj. Nuk ishte ky misioni ynë!’, thotë ndër të tjera Koka.

Katër këshilltarët e mësipërm të LSI-së thyen vendimin e grupit, që para mbledhjes kishte njoftuar kryetarin e Këshillit Bashkiak së nuk do të merrnin pjesë në seancën për miratimin e buxhetit të vitit 2018. Këtë buxhet, grupi i LSI-së e konsideron si ‘buxhet fasadë’.

Në letër grupi i këshilltarëve të LSI-së rendiste disa arsye përse s’do të merrte pjesë në mbledhje, por katër nga radhët e tyre nuk i rezistuan tundimit apo joshjes nga oferta që mund t’i këtë bërë Vangjush Dako. Kujtojmë që dy ditë më parë me vota të trafikuara nga LSI kaloi edhe buxheti i Bashkisë Tiranë.