AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 22:04

Kapet “Babagyshi i drogës” në Itali me 96 kilogram marihuanë

Kapet “Babagyshi i drogës” në Itali me 96 kilogram

Një shqiptar u arrestua në Solferino, Itali, pasi në apartamentin e tij u gjet një mal me bimën e ndaluar.

“Gazzetta di Mantova” i kishte vendosur një titull festiv shkrimit të saj, kjo dhe për shkak të sasisë së madhe të kapur.

“Preso il ‘Babbo Natale della droga” – Kapet “Babagjyshi i drogës”.

Droga ishte e fshehur në tre qese të mëdha dhe në dy çanta, ndërsa shiptarit iu gjetën dhe një peshore e saktësisë së lartë, si dhe një makinë për të mbyllur bustinat e kanabisit.

Tashmë, shqiptari me inicialet H.E, 24 vjeç, ndodhet në burg.

/TPZ.AL/

 

[gallery ids="44285,44286,44284"]