TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E dielë prangash. Dy deputetë ish-socialistë në Lezhë dhe Lushnjë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, si dhe disa "biznesmenë" në Shijak, kryesisht nga familja Avdyli.
AKUZAT NDAJ ISH-DEPUTETËVE
Dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, u arrestuan sot nga Policia e Shtetit. Ndoka, ish-deputet i Qarkut të Lezhës, akuzohet për tjetërsim pronash me anë të falsifikimit në Lezhë dhe Kurbin, ndërsa, Çuko, ish-deputet i Qarkut të Fierit dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Burgjeve, për korrupsion pasiv kundrejt pagesës për transferimin e një të burgosuri, të njohur si vrasës me pagesë. Arrestimet erdhën si pasojë e hetimeve disamujore nga ana e Policisë së Shtetit.
[caption id="attachment_70112" align="alignnone" width="700"]
ARBEN NDOKA[/caption]
ARBEN NDOKA
Sipas Policisë së e Shtetit, ndaj ish-deputetit 46-vjeçar Arben Ndoka, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masën “Arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash. Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj. Mësohet se përveç ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka ka vënë në pranga edhe vëllanë e tij. Ai quhet Xhevahir Ndoka i cili është pjesë e së njëjtës çështje për të cilën është ndaluar Arben Ndoka.
[caption id="attachment_164603" align="alignnone" width="543"]
ARBEN ÇUKO[/caption]
ARBEN ÇUKO
Ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, mori një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të Olsi Karagjozit. Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë. Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Olsi Karagjozi qëllonte biznesmenët, paguhej nga rivalët. Shënjestra e tij kanë qenë kryesisht biznesmenët dhe sipërmarrësit e mesëm. Ka kryer pesë atentate ndaj tyre, por asnjërin nuk e ka vrarë. Sulmet me armë dyshohet se janë paguar nga kundërshtarët e të dëmtuarve, ndërsa janë vënë në zbatim nga i akuzuari për pesë tentativa vrasjesh dhe një grabitje.
[caption id="attachment_164641" align="alignnone" width="779"]
FLAMUR AVDYLI[/caption]
ARRESTIMET E BIZNESMENËVE
Qyteti i Shijakut që prej mesditës së të dielës, ndodhet nën “presionin” e forcave të shumta policore. Forcat Speciale, Renea Operacionale, mbështetur dhe nga blutë e Durrësit, po ushtrojnë krehje të zonës, për të ndaluar persona me precedentë të mëparshëm penal, në fushën e narkotikëve dhe veprave të tjera të kundraligjshme. Bëhet fjalë për rreth 60 persona të ndaluar, disa prej të cilëve, emra të njohur për policinë dhe botën e krimit. Mësohet se nga të arrestuarit janë: Shkëlqim Avdyli, Flamur Avdyli, Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Shaqir Gjepali, Fatos Llaftiu. Të njëjtat burime thanë se në këtë superoperacion kanë marrë pjesë 1000 efektivë të policisë.
/TPZ.AL/