AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 22:39

Fatos Lubonja: Edi Rama është shpifës kampion, por po bën ligj për shpifjet e të tjerëve

Fatos Lubonja: Edi Rama është shpifës kampion, por po bën

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku po diskutohet dosja "Babale", u shpreh se kryeministri Edi Rama, është një shpifës, që mashtroi për ekspertizën e audio përgjimit të supozuar të Agron Xhafajt. Rama deklaroi se e kishte marrë përgjigjen, vetëm dy ditë pas shpërthimit të skandalit, por kjo nuk rezultoi e vërtetë. Lubonja tha se Rama është një shpifës kampion, por tashmë po bën ligj për shpifjen për të dënuar të tjerët, edhe pse shpifjet i bën ai vetë.

"Nuk ju bën përshtypje? Del kryeministri dhe thotë se në një laborator nga më seriozët u bë ekspertiza. Gënjen dhe shpif. Sot, po kërcënon të bëjë ligj për shpifje. Ky është kampioni i njeriut që thotë gjëra të pavërteta. Nuk ju kujton kjo gjë ndonjë kohë? Se kush i bënte shpifjet dhe akuzat dhe kush i hante. Kjo na kujton kohë të zeza dhe ky është problem shumë i madh", tha Lubonja.

/TPZ.AL/