TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mund të thuhet pa frikë se Kosova është një nga skuadrat pretendente për të triumfuar në Ligën D. Skuadra e teknikut Bernard Shalan ka fituar 3-1 ndaj Maltës, e cila ishte mjaft inferiore, por shënoi në një nga dy rastet e vetme që pati.
Në një stadium të tejmbushur, Kosova dominoi për gjatë gjithë ndeshjes, teksa vetëm në fraksionin e parë e goditi 7 herë kuadratin e kundërshtarit, por vetëm në një rast topi shkoi në rrjetë. Kololli shënoi golin e parë, pas një pasimi perfekt të Valon Berishës. Pak minuta më vonë do të ishte Zhegrova që do t’i afrohej golit, por festa e tij u ndal nga shtylla.
Në fillimin e pjesës së dytë miqtë arritën që të barazonin shifrat pas një goditje nga këndi, megjithatë vetëm 7 minuta zgjati festa e mysafirëve, pasi Vedat Muriqi do të kthente avantazhi. Zhegrova ishte vërtetë i pafat, pasi sërish u ndal nga shtylla. Për të vulosur gjithçka mendoi sërish Kololli që shënoi golin e dytë personal, pas një pasimi të Rashicës.
Vjen fitorja e dytë radhazi për Kosovën, që mbetet në krye me 7 pikë. E ndjek nga pas Azerbajxhani, që ka marrë një fitore të pastër 0-3 në San Marino dhe tani shkon në kuotën e 5 pikëve.
Liga e Kombeve
KOSOVË 3-1 MALTË
SHËNUES: Kololli 31′, 80′, Muriq 68’/ Agius 52′