AKTUALITET, 14 Nëntor 2018, 12:25

Dënimi i Shullazit, ambasada e SHBA: “Kush e ka radhën”?

Dënimi i Shullazit, ambasada e SHBA: “Kush e ka radhën”?

Pas vendimit të Krimeve të Rënda për dënimin me 14 vite burg të Emiljano Shullazit në total 55 vite për të gjithë anëtarët e bandës, ka ardhur reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Përmes një postimi në “Facebook” ambasada përshëndet këtë vendim, si një hap domethënës përpara, për gjithë shqiptaret që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi nga sistemi i tyre gjyqësor.

Në fund ambasada e SHBA shkruan se shqiptarët tani pyesin “Kush e ka radhën”?

Reagimi i Ambasadës Amerikane

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor.

Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti.

Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?

TPZ.AL