AKTUALITET, 14 Nëntor 2018, 11:44

Rikthimi i eshtrave të Frashërit/ Basha: Shembull që duhet të ndiqet edhe për patriotët e tjerë

Rikthimi i eshtrave të Frashërit/ Basha: Shembull që duhet

Kryedemokrati Lulzim Basha mori pjesë në homazhin për Mid’hat Frashërin, pas mbërritjes së eshtrave të tij në atdhe.

Basha u shpreh se përmbushja e amanetit të Frashërit ishte detyrim kombëtar.

Deklarata:

Është një nga ditët e rralla, që qëndrojmë para një arkmorti me një sens krenarie, nderimi por edhe kënaqësie.

Kënaqësi që u përmbush amaneti i tij, detyrim i madh kombëtar i gjithë patriotëve shqiptarë. Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh dhe shkencëtari të një dimensioni Europian do të prehen sipas amanetit të tij.

Falenderoj deputetin Shehaj, Akademinë e Skencavem kjo ishte gjetja e duhur për ta patur këtu këtë burrë të jashtëzakonshëm. Një shembull që duhet të ndiqet edhe për shumë të tjerë. Eshtrat e çdo patrioti që padrejtësia e diktuarës gjakatare të Enver Hoxhës i kanë lënë të dergjen jashtë vendit duhet të kthehen e të nderohen në Shqipëri.

Vlerësoj iniciativën e historianit Uran Butka si edhe përkushtimin e deputetit Shehaj.

Qeveria nuk ka asgjë më pak se detyrimin të kryejë procedurën për nderimin e këtij patrioti të madh. TPZ.AL