TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit, ta hanë dhe mos u ngopshin”. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama mbrëmë në studion e emisionit “Repolitix”, duke iu referuar “të fortëve”.
Gjatë debatit në studio, gazetari Artan Hoxha i përmendi kreut të qeverisë vrasjen e pazbuluara të ndodhura së fundmi duke kujtuar atentatin në Durrës.
“Këta që hanë kokën e njeri-tjetrin, s’ndjej gjë veçse marr frymë thellë. Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit ta hanë dhe mos u ngopshin.
Vrasjen e njeri-tjetrit ta bëjnë dhe janë të lutur ta bëjnë. Këta që bëjnë të fortët do zhduken, jo fizikisht. Nuk do jenë më shqetësim për njerëzit në ambientet publike”, – tha Rama.