AKTUALITET, 14 Nëntor 2018, 10:45

8 personat më të kërkuar në Vlorë, policia: Janë të rrezikshëm/ FOTO

Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e personave më të kërkuar ne Vlorë, persona me rrezikshmëri të lartë dhe të dënuar për krime të rënda.

“Persona në kërkim me rrezikshmëri të lartë, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg. Telefononi Policinë në 112, në rast se keni informacion mbi vendndodhjen e tyre. Policia e Shtetit ju garanton anonimatin.

Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”- njofton policia, teksa bën publik skedat me te dhënat për personat qe ndërkohë vazhdojnë te jene ne kërkim.