TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë në homazhin për Mid’had Frashërin tek Akademia e Shkencave, pas mbërritjes së eshtrave të tij në atdhe.
Berisha tha se Mid’had Frashëri i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë dhe bashkëkreysoi Kongresin e alfabetit dhe vuri firmën për shpalljen e Pavarësisë.
Më tej u shpreh se sot Kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve të pavdekshëm dhe para njërit prej personaliteteve më të shquar të botes shqiptare dhe të mendimit politik e shkencor.
Deklarata e plotë:
Sot Kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve të pavdekshëm dhe para njërit prej personaliteteve më të shquar të botes shqiptare dhe të mendimit politik e shkencor.
Ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë dhe bashkëkreysoi Kongresin e alfabetit dhe vuri firmën për shpalljen e Pavarësisë.
Një studiues dhe kollos i letrave. Ishte themelues i nacionalizmin qytetar shqiptar dhe promotor i Luftës së shqiptarëve për liri. Historia nuk ka qenë e drejtë për Midhad Frashërit, por ai sot ven dhe pushon në atdheun e tij. Ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik përfundojnë në koshin e plehrave, e kam fjalën për Enver Hoxhën. TPZ.AL