TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas arratisjes së Nikola Gruevskit në Hungari, policia maqedonase ka arrestuar ish-ministrin e transporteve Mile Janakieski dhe ish-sekretarin e qeverisë Kiril Bozinovski.
Ata janë arrestuar mbrëmë me kërkesë të prokurorisë speciale dhe vendim të Gjykatës Penale e më pas janë dërguar në burgun e Shutkës.
Janakieski dhe Bozinovski akuzohen për rastin “Titaniku”, për të cilin është caktuar një seancë dëgjimore në ora 9.30.
Ish-ministri deklaroi dje se ishte kundër arratisjes së Gruevskit. Autoritetet maqedonase u vunë në lëvizje për të shmangur arratisjet e tjera, duke prangosur Mile Janakieskin dhe Kiril Bozonovski. TPZ.AL